Home / Kronikë / Dhunuan policin, arrestohen dy të rinj në Tiranë

Dhunuan policin, arrestohen dy të rinj në Tiranë

Dy të rinj, të moshës 21 dhe 18 vjeç, janë arrestuar pasi kanë goditur një punonjës policie për shkak të detyrës.

Gjithashtu, policia bën me dije se “kur janë shoqëruar në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, këta shtetas kanë thyer kamerën e sigurisë dhe kanë dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit”.

Madje, kanë kanosur punonjësit e policisë që ndodheshin në këto ambiente.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 21 vjeç, dhe K. S., 18 vjeç, pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë goditur, për shkak të detyrës, një punonjës policie.

Kur janë shoqëruar në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, këta shtetas kanë thyer kamerën e sigurisë dhe kanë dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit. Gjithashtu, kanë kanosur punonjësit e policisë që ndodheshin në këto ambiente.”- njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *