Është hedhur sot shorti për padinë e depozituar nga PD në Gjykatën Kushtetuese për “Diellën”, ministren virtuale të emëruar nga Rama për Prokurimet Publike.
Shorti ka përzgjedhur si relatore gjyqtaren Marjana Semini.
Padia u depozitua dy ditë më parë nga opozita e cila kërkon shfuqizimin e dekretit presidencial i cili e dekretoi “Diellën” si ministre për Prokurimet Publike.
Po ashtu, PD çoi në Kushtetuese edhe Rregulloren e re të Kuvendit e cila u miratua me votat e mazhorancës