Diplomati britanik, John Stewart Duncan, ka vijuar me dëshminë e tij Gjykatën Speciale në mbrojtje të Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Atij iu paraqit një deklaratë e ish-komandantit të KFOR-it, Gjeneralit Mike Jackson të vitit 2016, ku ai kishte thënë se nuk ka prova që UÇK-ja ka kryer akte dhune ndaj serbëve.
“Po ju them që nuk kam prova që nga pikëpamja institucionale nuk kam pasur prova që UÇK-ja të ketë praktikë të spastrimit etnik të serbëve që kishin mbetur aty”, ishte shprehur Jackson sipas asaj që lexoi një nga avokatet.
Duncan tha se pajtohet me vlerësimin e gjeneralit Jackson.
“Po, në këtë rast po, pajtohem”, tha ai. I pyetur nëse Jackson i ka raportuar komandës së NATO-s se Thaçi ka kryer akte dhune ndaj civilëve, Duncan tha: “Jo me sa kam unë dijeni”.