Home / ⁠Kryesore / Dorëhiqet ‘krahu i djathtë’ i Ramës, Vali Bizhga largohet nga posti i shefes së kabinetit të kryeministrit

Dorëhiqet ‘krahu i djathtë’ i Ramës, Vali Bizhga largohet nga posti i shefes së kabinetit të kryeministrit

Shefja e kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga, ka dhënë dorëheqjen nga posti të cilin e ka mbajtur pranë Ramës prej shumë vitesh.

Mësohet se arsyeja e dorëheqjes lidhet me probleme shëndetësore që kanë ndikuar në vendimin e saj për t’u tërhequr nga funksionet ekzekutive.

Mësohet se Bizhga do të zëvendësohet nga Vilma Premti, e cila deri pak ditë më parë mbante detyrën e shefes së kabinetit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Olta Zaçaj.

Premti pritet të marrë zyrtarisht detyrën e re si shefe e kabinetit të kryeministrit.

Bizhga është njohur gjerësisht si një prej bashkëpunëtoreve më të afërta të kryeministrit, pjesë e ngushtë e ekipit të tij që në periudhën kur drejtonte Bashkinë e Tiranës.

Rama bëri me dije më 19 gusht të vitit 2013 se Bizhga do të ishte drejtoresha e kabinetit të kryeministrit. Madje asokohe, ai deklaroi se me Bizhgën kishte një bashkëpunim të hershëm qysh në në Bashkinë e Tiranës.

Vetë Rama asokohe pohoi se Bizhga ka luajtur rolin kyç në fushatën që solli në pushtet Ramën në 2013-ën. Nga nënkryetare e Bashkisë Tiranë te një pozicion shumë i rëndëishëm në kryeministri, Bizhga ka zgjedhur të qëndrojë larg vëmendjes së mediave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *