Home / Kronikë / Durrës/ Aksident në Rrugën e Portit, ‘Benzi’ përplas këmbësorin

Durrës/ Aksident në Rrugën e Portit, ‘Benzi’ përplas këmbësorin

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30, në lagjen nr. 4, në “Rrugën e Portit”.

Një automjet tip “Benz”, i drejtuar nga shtetasi M. P., 24 vjeç, ka përplasur këmbësorin I. D., 71 vjeç, banues në Durrës.

I moshuari u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *