Home / ⁠Kryesore / E burgosura humb jetën në QSUT

E burgosura humb jetën në QSUT

Një e burgosur me mjekim të detyruar ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT).

Bëhet fjalë për Afërdita Leke Hajdarkola, 32 vjeçe, lindur në Tropojë dhe banuese në Tiranë. Ajo ishte arrestuar për veprën penale të dhunës në familje dhe vuante dënimin në sistemin penitenciar. Fillimisht ishte akomoduar në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Ali Demi” më 20 prill 2020, ndërsa më 15 tetor të po atij viti ishte transferuar në Qendrën Spitalore të Burgjeve (QSB).

E burgosura vuante nga probleme të rënda shëndetësore, përfshirë insuficiencë renale, dhe trajtohej me dializë. Mbrëmjen e djeshme ajo u shtrua në gjendje kritike në Reanimacionin Qendror të QSUT, me acidozë metabolike dhe hipotension. Pavarësisht kujdesit mjekësor, rreth orës 03:40 të mëngjesit ajo ndërroi jetë si pasojë e arrestit kardiopulmonar.

Autoritetet përkatëse u vunë menjëherë në dijeni dhe po kryejnë veprimet hetimore për dokumentimin e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *