Home / ⁠Kryesore / Egla Ceno shpreh ngushëllimet për vdekjen e vëllait të Gjestit: Bëhu i fortë, sidomos për nënën!

Egla Ceno shpreh ngushëllimet për vdekjen e vëllait të Gjestit: Bëhu i fortë, sidomos për nënën!

Aktorja Egla Ceno ka reaguar publikisht pas humbjes tragjike të vëllait të reperit Gjesti, Eldion Kelmendi, i cili ndërroi jetë pas një aksidenti me motor në fshatin Treboviq të Pejës.

Në një mesazh të ndarë dhe emocionues në rrjetet sociale, Egla Ceno i drejtohet Gjestit dhe familjes së tij me fjalë të ngrohta dhe ngushëlluese: “Gjest, vëllain tënd të vogël e njohëm nëpërmjet ekranit dhe në këtë dhimbje të madhe për ty dhe familjen tënde, çdo fjalë ngushëllimi tingëllon e vogël. Bëhu i fortë, sidomos për nënën. Një përqafim zemre për familjen Kelmendi.”

Ngjarja ka tronditur publikun shqiptar dhe komunitetin artistik, duke hapur një valë reagimesh në rrjetet sociale nga kolegë, fansa dhe figura të njohura. Varrimi i Eldion Kelmendit është planifikuar për sot, më 27 shtator, në ora 17:00, në varrezat e fshatit Pavlan të Pejës, sipas njoftimit të shpërndarë nga ekipi i Gjestit.

Si ndodhi aksidenti?

Mësohet se i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje. Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00, kur një veturë është përplasur me një motor. Po ashtu, është raportuar se një tjetër banor i fshatit me iniciale K.B është lënduar rëndë dhe aktualisht ndodhet në trajtim në spitalin e Pejës. Banorët e zonës prej të cilëve u mësuan detajet kanë shprehur ngushëllimet e tyre dhe kanë kërkuar që të zbardhen sa më parë rrethanat e aksidentit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *