Home / ⁠Sociale / EMRI/ Zgjidhet kryetarja e re e Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Shqipërisë

EMRI/ Zgjidhet kryetarja e re e Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Shqipërisë

Avokatja Joana Qeleshi është zgjedhur në krye të Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Shqipërisë.

Lajmi raportohet nga mediat, duke iu referuar burimeve nga mbledhja e zhvilluar paraditën e sotme, ku Qeleshi ka fituar besimin e anëtarësisë për të përfaqësuar dhe mbështetur drejtësinë në vend. Ajo zëvendëson në këtë detyrë Saimir Vishajn.

Joana Qeleshi ka shërbyer më parë si kryegjyqtare e Gjykatës së Durrësit, ku dha dorëheqjen para procesit të vetingut dhe kaloi në profesionin e avokates. Aktualisht ajo mban edhe detyrën e pedagoges së procedurës penale në Fakultetin e Drejtësisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *