Home / Sport / FIFA merr vendimin përfundimtar, mësohet me sa tifozë do të luhet Serbi-Shqipëri

FIFA merr vendimin përfundimtar, mësohet me sa tifozë do të luhet Serbi-Shqipëri

Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, që do të zhvillohet më 11 tetor në stadiumin “Dubocica” të Leskovcit, do të luhet në praninë e vetëm 6500 tifozëve.

Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka vendosur të mbyllë një pjesë të stadiumit, pas incidenteve të shumta në ndeshjen e fundit të Serbisë kundër Anglisë.

Përveç kësaj mase, Federata e Futbollit e Serbisë është dënuar edhe financiarisht.

Stadiumi në Leskovc ka kapacitet prej 8136 vendesh, por për këtë takim do të lejohen vetëm 80 për qind e tyre.

Në sfidën kundër Anglisë, e cila u luajt në Beograd përpara 40 mijë tifozëve, pati shkelje të shumta: fyerje ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, fishkëllima ndaj himnit anglez, si dhe incidente të dhunshme të grupeve kriminale të afërta me pushtetin aktual serb.

Në atë ndeshje, ku Serbia u mund 5-0, pati edhe fyerje ndaj trajnerit Dragan Stojkoviç.

FIFA ka paralajmëruar federatën serbe për dënime shumë më të rënda në rast se përsëriten incidente në sfidën kundër Shqipërisë.

Pikërisht për këtë arsye, është zgjedhur stadiumi i vogël në Leskovc, në vend të ndonjë stadiumi më të madh në Beograd, duke synuar kontroll më të madh mbi shitjen e biletave dhe shmangien e grupeve që kundërshtojnë pushtetin e Aleksandër Vuçiç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *