Home / Sport / Formula 1/ Verstappen i pakapshëm në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit

Formula 1/ Verstappen i pakapshëm në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit

Max Verstappen dominoi Çmimin e Madh të Azerbajxhanit në pistën emocionuese të Bakut, duke siguruar një fitore të pastër për Red Bull.

Në podium, pas tij u renditën George Russell i Mercedes dhe Carlos Sainz me Williams.

McLaren pati një ditë për t’u harruar. Australiani Oscar Piastri, lider i renditjes së përgjithshme, u rrëzua që në fillim të garës.

Ai startoi nga pozita e 9-të, por pas një nisjeje të dobët ra menjëherë në fund dhe më pas humbi kontrollin në kthesën e pestë.

Shoku i tij i skuadrës dhe ndjekësi më i afërt në klasifikim, Lando Norris, e mbylli garën vetëm në vendin e shtatë.

Norris nuk arriti të përfitonte sa duhej nga dështimi i Piastres, duke marrë vetëm gjashtë pikë nga kjo garë.

Diferenca mes tyre në renditjen e përgjithshme tani është ngushtuar në 25 pikë.

Verstappen, ndërkohë, renditet i treti në klasifikim.

Për holandezin kjo ishte fitorja e katërt e sezonit dhe e dyta radhazi, pas triumfit në Monza në fillim të muajit.

Gara e ardhshme do të zhvillohet më 5 tetor në Singapor.

Carlos Sainz u shpall “Piloti i Ditës”, duke i dhënë Williamsit një podium të shumëpritur pas një kohe të gjatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *