Home / Aktualitet / FOTO/ Këto janë babë e bir që humbën jetën në aksidentin tragjik në Shkodër

FOTO/ Këto janë babë e bir që humbën jetën në aksidentin tragjik në Shkodër

Personat që shihni në foto janë babë e bir që humbën jetën pasditen e sotme në aksidentin tragjik në aksin Shkodër-Han i Hotit.

Viktimat janë drejtuesi i mjetit Valentin Bluda, 32-vjeç, dhe babai i tij, Nikollë Bluda, 76 vjeç, që ishte pasagjer në automjet.

Siç u raportua 32-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një shtyllë metalike në anë të rrugës. Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 18:20 në afërsi të rrethrrotullimit të Koplikut.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të plota të aksidentit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *