Home / ⁠Politike / FOTO/ Ky është Arlind Demushi që vrau 40-vjeçarin me thikë në Babrru

FOTO/ Ky është Arlind Demushi që vrau 40-vjeçarin me thikë në Babrru

Personi në foto është Arlind Demushi, 38 vjeç, autori i dyshuar i vrasjes së Hajdar Ismajlgecit Arlind Demushi është identifikuar dhe arrestuar nga forcat e Policisë si autori i dyshuar i vrasjes së 40-vjeçarit Hajdar Ismajlgeci, ngjarje që tronditi opinionin publik.

Ai u lokalizua në një banesë në qytetin e Durrësit, ku po qëndronte i fshehur.

Sipas burimeve hetimore, viktima Hajdar Ismajlgeci kishte rreth 10 ditë që qëndronte në banesën e mikut të tij, Arlind Demushi, në zonën e Babrrusë, ku ky i fundit jetonte prej një dekade.

Mbrëmjen e ngjarjes, të dy kishin dalë në një lokal ku kishin konsumuar alkool, dhe sipas dëshmisë paraprake të autorit, konflikti nisi pas një fyerjeje që viktima i kishte bërë lidhur me gruan e tij.

Debati mes tyre është përshkallëzuar në një përleshje fizike gjatë rrugës për në shtëpi, ku Demushi dyshohet se e ka goditur disa herë me thikë mikun e tij, duke e lënë të vdekur në vend. Pas krimit, ai u largua drejt Durrësit, ku u kap më vonë nga forcat e Policisë dhe ato Operacionale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *