Home / Showbiz / Fotot nga paparazzi/ Kozma Dushi, mbi 30 vite në skenë, sot udhëton me autobus

Fotot nga paparazzi/ Kozma Dushi, mbi 30 vite në skenë, sot udhëton me autobus

Këngëtari i njohur Kozma Dushi, i cili ka mbi 30 vite karrierë në muzikën shqiptare, është parë së fundmi duke udhëtuar me autobus. Fotot e shkrepura tregojnë artistin teksa përdor transportin publik për të kryer punët e përditshme.

Ndryshe nga shumë artistë të tjerë që preferojnë automjetet personale, Kozma Dushi ka zgjedhur një mënyrë më të thjeshtë për të lëvizur në qytet.

Në një deklaratë për mediat, ai është shprehur për vështirësitë që hasin artistët e brezit të tij në realizimin e videoklipeve. “Është shumë e vështirë për një këngëtar si unë apo Liljana të realizojnë një videoklip sot. Biznesmenët nuk japin para. Ndërkohë që për ndonjë nga ata që quhen këngëtarë sot paguajnë deri në 20 mijë euro për një natë,” – ka thënë Kozma Dushi.

Ai shton se për artistët e tij është thuajse e pamundur të sigurojnë fonde edhe për projekte modeste. “Kur i thua një biznesmeni që kushton 3 mijë euro një videoklip, të jep 50 mijë lekë të vjetra,” – ka shtuar këngëtari.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *