Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke e lënë në burg.
Në reagimin publik, gjykata njofton mospranimin e rekursit te paraqitur nga personi nën hetim Erion Veliaj, kundër vendimit nr. 130 (87- 025-191), datë 09.06.2025, te Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Kujtojmë se, duke cituar vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Veliajt, avokatët i kërkojnë Gjykatës së Lartë të marrë në konsideratë faktin se në këto kushte ai nuk mund të ndikojë dhe vendosë në rrezik asnjë provë, pasi tani nuk është më kryetar.