Home / ⁠Kryesore / Gjyqi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së/ Avokati i Thaçit: Jemi në pritje të autorizimit për një tjetër dëshmitar

Gjyqi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së/ Avokati i Thaçit: Jemi në pritje të autorizimit për një tjetër dëshmitar

Në Hagë zhvillohet gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka Mishetiç, ka thënë se janë në pritje të një dëshmitari të ri.

Ai theksoi se ka marrë autorizimin për dëshmitarët dhe se gjatë kësaj jave presin të japin deklaratat e tyre.

“Besojmë që po, por ka disa faktorë që ndërhyjnë. Kemi parashtruar një mocion i cili nuk është vendosur akoma lidhur me një dëshmitar, pra nëse ai pranon ose jo dhe kjo hyn tek planifikimi i gjërat. Po ashtu, kemi një dëshmitar të dytë që diskutuam dje… do ju njoftojmë për të gjithë dëshmitarët që mbeten dhe që ne synojmë t’i përfundojmë brenda planit të paraparë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, James Peter Covei, ish-zëvendës i përfaqësuesit special të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, vijon dëshminë e tij edhe këtë të mërkurë.

Ai po pyetet nga prokurorët në Gjykatën Speciale në Hagë lidhur me njohurit e tij për aktivitetet dhe mënyrën e funksionimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa po dëshmon në mbrojtje të Hashim Thaçit dhe ish-krerëve tjerë të UÇK-së.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *