Home / Kronikë / Goditet ‘Call Center-i’ në Tiranë, arrestohet administratori, 38 të proceduar

Goditet ‘Call Center-i’ në Tiranë, arrestohet administratori, 38 të proceduar

Një “Call Center” që shërbente për të mashtruar qytetarët evropianë, duke i bindur të investonin në bursa fiktive është zbuluar nga Policia në Tiranë.

 

Si rezltat është vënë në pranga administratori, Kejsi Përgjegji dhe një tjetër person, të cilit iu gjet një shumë e madhe parash, Marjus Hysa.

 

Ndër të tjera po hetohen penalisht 38 punonjës të këtij biznesi dhe janë sekuestruar miliona euro që dyshohet të jenë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.

 

Dosja i është referuar Prokurorisë për hetim të mëtejshëm për vepra si mashtrimi me pasoja të rënda, punësim i paligjshëm, fshehje të ardhurash, mospagim taksash dhe pastrim parash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *