Policia ka goditur një rast trafikimi armësh nga Shqipëria drejt Anglisë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në një kamion në Tiranë, në brendësi të një televizori u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë me silenciator, e ndarë në pjesë.
Në kuadër të hetimeve, janë arrestuar shtetasit J. S., 26 vjeç, dhe S. M., 20 vjeç, ndërsa shtetasi R. A., 20 vjeç, shpallet në kërkim.
Të tre janë banues në Shkodër dhe dyshohet se vepronin në grup për trafikimin e armëve jashtë vendit me destinacion Anglinë, nëpërmjet kamionit të një shtetasi i cili nuk kishte dijeni për armën që ndodhej në brendësi të televizorit.
Hetimet vazhdojnë nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.