Home / ⁠Ekonomi / Guvernatori i BSH, Sejko: Papunësia totale në vend ra në 8.5%, pagat e sektorit privat u rritën

Guvernatori i BSH, Sejko: Papunësia totale në vend ra në 8.5%, pagat e sektorit privat u rritën

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi sot se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm për të garantuar stabilitetin e çmimeve dhe për të mbështetur rritjen e qëndrueshme ekonomike të vendit.

Në deklaratën e tij, Sejko vuri në dukje se inflacioni ka shënuar një rritje të lehtë gjatë muajve korrik-gusht, duke u ngjitur në 2.4%, nga 2.3% që ishte mesatarja në tremujorin e dytë të vitit.

Duke iu referuar të dhënave zyrtare, Guvernatori theksoi gjithashtu se punësimi në sektorin privat jo-bujqësor është rritur me 3.4% gjatë tremujorit të dytë, ndërsa norma e papunësisë në shkallë vendi ka rënë në 8.5%.

Në të njëjtën periudhë, pagat në sektorin privat kanë regjistruar një rritje të konsiderueshme prej 9.5%.

“Qëndrimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm për të garantuar stabilitetin e çmimeve dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Inflacioni shënoi një rritje të lehtë në korrik gusht, duke arritur nivelin 2.4 %, krahasuar me 2.3% që ishte në tre mujorin e dytë të viti. Kjo ecuri u ndikua nga rritja e çmimit te qirave dhe stabilizimi i çmimit të naftës.

Inflacioni i çmimit të ushqimeve vijoi të bjerë, ndërsa çmimet e mallrave të tjerë mbeten të qëndrueshëm.

Në tre mujorin e dytë punësimi në sektorin privat jo bujqësor u rrit me 3.4 %. Papunësia totale në vend ra në nivelin e 8.5% , pagat në sektorin privat u rritën me 9.5%. Tendenca e rritjes së pagave reflekton si kërkesën e lartë për punë, ashtu edhe mungesën e forcës së punës”, u shpreh Sejko.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *