Erling Haland u bë para pak kohësh lojtari më i shpejtë që shënon 50 gola në Ligën e Kampionëve, muajin e kaluar.
Kjo kuotë për të erdhi në paraqitjen e tij të 49-të, duke thyer rekordin e Van Nistelroit prej 50 golash në 62 ndeshje.
Tani ka në shënjestër rekordin e Lionel Mesit, që duket se nuk do ta ketë të gjatë. Argjentinasi është lojtari më i shpejtë që ka arritur 60 gola në garën më të madhe të futbollit evropian për klube.
Ai e arriti këtë, në 80 ndeshje. Dygolëshi i Haland kundër Monakos të mërkurën, do të thotë se ai është në 52 gola, pas vetëm 50 ndeshjesh.