Home / Sport / Hansi Flick flet pas humbjes së Lamine Yamal në garën për ‘Topin e Artë’

Hansi Flick flet pas humbjes së Lamine Yamal në garën për ‘Topin e Artë’

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka folur për gjendjen e Lamine Yamal pas humbjes në garën për “Topin e Artë 2025”, të cilin e fitoi Ousmane Dembele.

Flick u shpreh se Yamal ka reaguar në mënyrë sportive dhe është i motivuar për të ardhmen.

“Fola me të dhe është i motivuar për vitet në vijim. E ka pranuar me sportivitet dhe dëshiron të tregojë potencialin e tij maksimal. Jam i sigurt se do të ketë mundësinë ta fitojë në të ardhmen”, ka thënë fillimisht Flick.

Trajneri gjerman theksoi gjithashtu se Dembele e ka merituar plotësisht çmimin prestigjioz, duke vënë në pah edhe praninë e disa lojtarëve të tjerë të Barcelonës në mesin e të nominuarve.

“Ousmane gjithashtu e meritoi. Nuk ishte vetëm Lamine i nominuar, por edhe lojtarë të tjerë tanët, gjë që tregon se po bëjmë gjërat mirë. Ai do të rikthehet së shpejti”.

Në një tjetër zhvillim pozitiv për blaugranat, Flick konfirmoi se Yamal është pranë rikthimit pas një problemi muskulor në ijë, i cili e ka mbajtur jashtë fushave në ndeshjet e fundit.

Megjithatë, ai ka shumë gjasa të mungojë në përballjen e së enjtes ndaj Oviedos.

18-vjeçari mund të rikthehet në fundjavë ndaj Real Sociedadit, me Barcelonën që shpreson ta ketë plotësisht të gatshëm për sfidën e rëndësishme në Ligën e Kampionëve kundër PSG-së javën e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *