Tre vajza të mitura përfunduan në spital mbrëmjen e së enjtes në Korçë, pasi konsumuan karamele me kabanis, të cilat i gjetën në një kosh mbeturinash.
Fatmirësisht, njëra nga vajzat, 3-vjeçare ka dalë nga intubimi dhe dy të tjerat ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
“Vajza 10 vjeç në gjendje të mirë, vajza 7 vjeç me parametra normale. Vajza 3 vjeç në gjendje të rëndë për shkak të substancave që ndikojnë sistemin nervor. Karamelet kanë pasur përmbajtje kanabisi. Përdorja në mosha pediatrike ështe fatale. Ne moshe te tille nuk kemi pasur. Ishte rasti I pare. 3 vjecarja ka dalë nga intubimi, ruan parametrat brenda normave. Këto substanca kanë efekt afatgjatë. Eleminohen deri në 15 ditë. Kanë konsumuar nga dy karamele. Analizat laboratorike do të tregojnë nivelin e narkotikëve në gjak.”, tha shefi i pediatrisë, Robert Rado./