GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu. Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-gjyqtaren e cila ka paeluar disa herë masën e arrestit në burg.
Pajtime Fetahu akuzohet se ka shërbyer si një vegël në duart e grupit kriminal të Suel Çelës, duke lehtësuar lirimin nga burgu apo uljen e dënimeve për anëtarët e tij.
Në një bisedë në aplikacionin Sky Ecc, Çela ka folur me gjyqtaren Pajtime Fetahu, e cila kërkoi nga banda t’i sillte një telefon me Sky Ecc që e mbante vajza e saj Megi Fetahu.
Biseda dyshohet se është zhvilluar në kontekstin e procesit gjyqësor që po zhvillohej në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan në ngarkim të shtetasit Astrit Sinanaj, i cili kishte vendosur një sasi tritoli njërit nga miqve të Suel Çelës.
Banda kërkonte me ngulm që Astrit Sinanaj të merrte dënimin maksimal me 25 vjet. Po ashtu, në dosjen e SPAK zbardhen bisedat se si ajo shpërblehej me para në këmbim të ndërhyrjeve që ajo bënte në favor të grupit kriminal.