Home / Kronikë / Identifikohet viktima, ky është 40-vjeçari që u vra me thikë në Babrru

Identifikohet viktima, ky është 40-vjeçari që u vra me thikë në Babrru

Është identifikuar burri që u vra mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën e Babrrusë në Kamëz. Burime zyrtare bëjnë me dije se viktima është shtetasi Hajdar Ismailgeci, 40 vjeç..

Policia raportoi më herët se nga kqyrja paraprake, në trupin e viktimës është konstatura një plagë e shkaktuar me mjet prerë, ku dyshohet si ai është qëlluar me thikë. Hajdar Ismailgeci u gjet i pajetë në mes të rrugës pranë shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari”.

Ende nuk dihet se kush është autori, i cili dyshohet se ka përfituar nga errësia për t’u arratisur.

Policia tha se grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *