Interi ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Cagliari, në kuadër të xhiros së pestë në Serie A.
Zikaltrit zhvilluan një paraqitje fantastike për të fituar me rezultat 0-2.
Pas vetëm nëntë minutave lojë, Lautaro Martinez shënoi me kokë nga afërsia, duke i dhënë epërsi mysafirëve.
Interi dominoi në përgjithësi dhe kishte disa raste shënimi, si me Hakan Calhanoglun që goditi shtyllën.
Cagliari ndërkohë ishte më i vakët gjatë gjithë lojës, ku rasti më i mirë ishte goditja e Folorunsho, por larg finalizimit.
Fitoren e Interit e vulosi talenti Pio Esposito pas asistimit të Federico DiMarcos (82’).
Me këtë triumf, Interi zë vendin e pestë me nëntë pikë, ndërsa Cagliari renditet në pozitën e dhjetë me 7.