Ministrat e rin të kabinetit qeveritar, që doli nga zgjedhjet e 11 majit, do të betohen sot para presidentit të Republikës, Bajram Begaj.
Ceremonia do të mbahet në orën 10:00.
Pas dekretimit, ministrat e rinj pritet të nisin menjëherë ushtrimin e detyrës në postet e reja.
Ajo që mbetet për tu parë është betimi i ministres Diella, në cfarë formati do të jetë prezente.
Ndryshimet në kabinet u propozuan nga Kryeministri Edi Rama dhe u votuan në Kuvend mes polemikash politike dhe protestash verbale nga opozita parlamentare.