Home / ⁠Sociale / Kanadaja bën thirrje urgjente: Të merren masa për përdorimin e Tik Tok nga fëmijët

Kanadaja bën thirrje urgjente: Të merren masa për përdorimin e Tik Tok nga fëmijët

Në një kohë kur platformat digjitale po bëhen çdo ditë më të ndërthurura me jetët e të rinjve, autoritetet për privatësinë në Kanada kanë bërë thirrje urgjente për një reagim më serioz të TikTok-ut në mbrojtje të përdoruesve të mitur.

Hetimet tregojnë se rrjeti social nuk ka vendosur mekanizma të fortë për të ndaluar hyrjen e fëmijëve nën 13 vjeç, ndërsa mbledh dhe përpunon të dhëna të ndjeshme pa mjaftueshëm transparencë.

Shifrat janë shqetësuese: rreth 40% e fëmijëve 6-17 vjeç kanë llogari aktive në TikTok, ndërsa 17% e moshës 6-12 vjeç përdorin platformën rregullisht.

Përmes algoritmeve, të dhënat e tyre, që variojnë nga vendndodhja, deri tek analiza e sjelljes online, zërit apo fytyrës – përdoren për të krijuar profile të plota dhe për t’u shfaqur reklama të personalizuara.

Edhe pse kompania ka pranuar të përmirësojë verifikimin e moshës dhe mënyrën e komunikimit mbi përdorimin e të dhënave, autoritetet paralajmërojnë se problemet nuk janë të zgjidhura dhe se monitorimi do të vazhdojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *