Kandidati i VLEN, Fatmir Limani, prezanton programin për zhvillimin e Kërcovës, firmosur solemnisht me 400 të rinj.
Në një atmosferë solemne, por dhe mobilizuese kandidati për kryetar i komunës së Kërçovës, Fatmir Limani, dhe ekipi i tij i kandidatëve për Këshillin Komunal paraqiti para 400 të pranishmëve të rinj, programin e tij dhe bashkëbisedoi me ta.
Aktiviteti nisi me një pasqyrim të shkurtër të dështimeve 12 vjecare të politikanëve paraardhës, por pa koment, me sqarimin e moderatorit: ne nuk shajmë askënd, por ne shohim përpara.
Bartësja e listës, Teuta Ahmeti Purelku nga Lista, profesoreshë, i bëri thirrje lindjes së shpresës, nëpërmjet punës dhe përgjegjësisë.
Njeri ndër drejtuesit e forumit rinor, kandidat për Këshillin Komunal, Ramazan Dini, zgjodhi të fliste nëpërmjet fjalëve të liderit rinor të LËvizjes për Nepalin, një fjalim shumë emocional kundër klasës së vjetër politike, dhe thirrjes për nënën dhe bashkëshorten e tij, si mbështetje për aktivitetin e tij politik.
Një insert i shkurtër mbi SIngaporin, një republikë pa burime natyrore, e prapambetur deri 60 vjet më parë,ndërsa sot ndër dhjetë vendet më të pasura në botë, donte të bënte paralele me Maqedoninë, një vend i izoluar, pa dalje në det, pa burime natyrore.
Ministri Limani e nisi me një përkushtim për minoritetet rome, turke, apo bashkëqytetarët maqedonas, të cilëve ju drejtua dhe në gjuhën e tyre. Më pas ai duke ju referuar të kaluarës së dhimbshme të babait të vet, tha “unë nuk dua të merrem më lëvdata për të kaluarën, apo kujtime të heronjve, por të shohim nga e ardhmja, sesi të bëjmë Kërcovën të jetueshme”. Ai ilustroi programin për rininë, që parashikon 1% të buxhetit, afro 200 mijë euro, për projekte rinore, dhe 5000 euro,për hapjen e biznesit të një të riu… Fatmir Limani, në stilin e tij kërkoi që duke bashkëpunuar me të rinjtë, të mundësojmë që shtëpitë e braktisura të kenë dritë, që rajoni i KËrcovës, që është i bekuar, të përparojë.
Më pas duke ju përgjigjur pyetjeve të rinjve, ai tregoi se “nuk e kam të lehtë të fal gjakun e paraardhësit tim, por ai gjak është sot dritë për të ndërtuar rrugën e bashkëjetesës me fqinjët tanë, për t’i dhënë të ardhme këtu rinisë sonë të mrekullueshme”.
Më pas në mënyrë solemne, kandidati Limani nënshkroi me të pranishmit, një kontratë të ndryshimit të Kërcovës së dekadave që do të vijnë.