Hugo Ekitike do të përballet me një gjobë të konsiderueshme nga Liverpooli pas përjashtimit në raundin e tretë të EFL Cup ndaj Southamptonit (2-1), menjëherë pas shënimit të golit të fitores.
Sulmuesi francez mori kartonin e dytë të verdhë për heqjen e fanellës gjatë festimit të golit, duke rezultuar në karton të kuq dhe përjashtimin e tij nga loja.
Ai kishte marrë më parë një paralajmërim për protestën ndaj gjyqtarit Thomas Bramall, kur hodhi topin në shenjë pakënaqësie.
Ekitike hyri në fushë në vend të Alexander Isak, i cili kishte shënuar golin e epërsisë për Liverpoolin.
Për shkak të këtij kartoni të kuq, sulmuesi do të humbasë ndeshjen e Ligës Premier kundër Crystal Palace në “Selhurst Park” këtë fundjavë.
Por pezullimi nuk është i vetmi sanksion. Sipas “The Daily Mail”, Liverpooli ka vendosur të gjobisë Ekitike duke i zbritur pagat e dy javëve.
Duke marrë parasysh se paga e tij vjetore raportohet të jetë midis 15 dhe 16 milionë eurosh, kjo do të thotë se francezi një humbje prej rreth 570,000 euro.