“Polonia do të reagojë me vendosmëri ndaj shkeljeve të hapësirës së saj ajrore”, deklaroi sot kryeministri polak, Donald Tusk.
“Varshava është e gatshme të marrë çdo vendim për të rrëzuar objektet fluturuese kur ato shkelin territorin tonë dhe fluturojnë mbi Poloni”, theksoi ai.
“Megjithatë, kur kemi të bëjmë me situata që nuk janë plotësisht të qarta, siç është fluturimi i fundit i avionëve luftarakë rusë mbi platformën e naftës “Petrobaltic”, por pa asnjë shkelje, sepse këto nuk janë ujërat tona territoriale, duhet të mendohemi dy herë para se të vendosim për veprime që mund të shkaktojnë një fazë shumë akute të konfliktit”, theksoi ai.