Kievi ka qenë nën bombardime të rënda ruse që nga e diela në orët e para të mëngjesit, në atë që vëzhgues të pavarur e përshkruan si një nga sulmet më të mëdha ajrore në kryeqytetin ukrainas që nga fillimi i luftës tre vjet e gjysmë më parë.
sipas mediave ukrainase, Rusia nisi sulme të njëkohshme në qytete të tjera, përfshirë Zaporizhian.
Në kryeqytet, dronë fluturuan mbi qytet dhe rrethinat e tij, ndërsa zjarr kundërajror dëgjohej vazhdimisht gjatë gjithë natës. Shumë banorë u detyruan të strehoheshin në stacionet nëntokësore të metrosë, ndërsa një alarm i kuq u dha në të gjithë territorin ukrainas.
Deri më tani, sipas AFP-së, ka tre të plagosur në Kiev dhe katër në Zaporizhia.
Kryetari i bashkisë së kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitschko, njoftoi se tre të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa guvernatori lokal i Zaporizhias, Ivan Fedorov, tha se qyteti u godit “të paktën katër herë”.