Home / ⁠Politike / KQZ shpërndan fondet paszgjedhore për katër subjekte të reja që garuan më 11 maj

KQZ shpërndan fondet paszgjedhore për katër subjekte të reja që garuan më 11 maj

Katër parti të reja, që nuk morën fonde publike për fushatë, do të përfitojnë kompesim financiar pas zgjedhor.

Konkretisht, Lëvizja Bashkë do të përfitojë 2.3 milionë lekë, Lëvizja Shqipëria Bëhet 3.8 milionë lekë, partia Mundësia 4.6 milionë lekë dhe Koalicioni Euroatlantik 1.9 milionë lekë.

Në relacionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nënvizohet se për ti përfituar këto para, partitë duhet të kenë marrë jo më pak se 1% e votave të vlefshme në rang vendi. Një votë e vlefshme kushton 94 lekë.

Më 11 maj, Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit siguroi 24.547 vota ose thënë ndryshe një ulëse në Kuvendin e Shqipërisë.

Partia Mundësia 2 mandate që e përkthyer në vota 48.982.

Lajmi me interesant është Lulzim Basha, që edhe pse nuk u fut në Parlament, do të marrë 1.9 milionë lekë.

Nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, 3.8 milionë lekët do ti shkojnë partisë së Adriatik Lapajt, pasi Nisma Thurje e Endri Shabanit  ka marrë fonde parazgjedhore.  Por ky koalicion nuk arriti të ishte i tillë. Për gati tre muaj, Lapaj dhe Shabani u përplasën për të vetmin mandat të fituar më 11 maj, pasi strategjia e tyre për të vendosur në listë të mbyllur familjare dështoi.

Ndërsa i vetmi mandat i koalicionit i kaloi Ana Dajkos, të parës së listës së mbyllur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *