Seanca plenare e Kuvendit po vijon ende, ku ndër të tjera është miratuar përbërja e anëtarëve të komisioneve parlamentare si dhe procesverbali i seancës së kaluar.
Në seancën e 16 shtatorit, Kuvendi miratoi me 79 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim ndryshimet e propozuara nga mazhoranca në rregulloren e parlamentit. Ndryshimet parashikojnë kalimin e Kuvendit nga 8 në 11 komisione parlamentare të përhershme.
Ky vendim është kundërshtuar nga opozita, e cila ka paralajmëruar ankimim në Gjykatën Kushtetuese. Sipas saj, ndryshimet në rregullore nuk duhej të miratoheshin me procedurë të përshpejtuar, por me procedurën normale parlamentare dhe në konsultim me pakicën.