Home / ⁠Politike / Kuvendi/ Në rend dite miratimi i procesverbalit të Komisioneve Parlamentare

Kuvendi/ Në rend dite miratimi i procesverbalit të Komisioneve Parlamentare

Ashtu siç ishte përcaktuar, ka nisur seanca plenare e Kuvendit. Pritet që në rend dite do të jetë miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar, ku u votua përbërja e 11 Komisioneve Parlamentare.

Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

  1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 24.9.2025.
  2. Njoftime.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Kujtojmë se në 24 shtator, opozita dhe maxhoranca miratuan me 94 vota pro kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të përhershme parlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *