Home / Kronikë / Ky është radiologu Dashamir Çajka që goditi me thikë infermierin në spitalin “Shefqet Ndoqi”

Ky është radiologu Dashamir Çajka që goditi me thikë infermierin në spitalin “Shefqet Ndoqi”

Ky është mjeku radiolog Dashamir Çajka, i cili goditi me thikë infermierin Mikel Osmani, në spitalin “Shefqet Ndoqi” ku autori dhe i plagosuri punonin.

Raportohet se mjeku radiolog, i cili ndodhet në arrati, është president i ekipit të peshëngritjes të Kamzës.

Ndërkohë 32-vjeçari Mikel Osmani ka marrë plagë me gërshërë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20, brenda ambienteve të spitalit “Shefqet Ndroqi”, pas një konflikti për motive të dobëta.

“Tiranë/Informacion paraprak: Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit.

Shtetasi M. O. është në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit D. Ç. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit”, informuan blutë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *