Home / Showbiz / Laert Vasili ngushëllon Gjestin: Zoti të dhëntë forcë…

Laert Vasili ngushëllon Gjestin: Zoti të dhëntë forcë…

Lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të vëllait të Besart Kelmendit ka tronditur opinionin publik dhe miqtë e tij të shumtë. Aktori Laert Vasili ka reaguar me një mesazh ngushëllimi, duke i shprehur solidaritetin dhe dhimbjen e tij për këtë humbje të papritur.

“Ndarja nga jeta e vëllait të Besartit, në një moshë kaq të hershme, na ka tronditur të gjithëve. I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta Besartit dhe familjes Kelmendi për këtë humbje të madhe e të papritur,” – shkruan Vasili në një postim në rrjetet sociale.

Në video shfaqet momenti ku Vasili e përqafon dhe e puth në ballë Besartin, duke i dhënë mbështetje morale në këto ditë të vështira.

Si ndodhi aksidenti?

Aksidenti i rëndë ndodhi në fshatin Qungur në komunën e Pejës pasditen e sotme, ku si pasojë ka humbur jetën Eldion Kelmendi, vëllai i reperit të njohur nga Peja, Gjesti dhe nje tjeter mbeti i plagosur.

Mësohet se i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje. Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00, kur një veturë është përplasur me një motor. Po ashtu, është raportuar se një tjetër banor i fshatit me iniciale K.B është lënduar rëndë dhe aktualisht ndodhet në trajtim në spitalin e Pejës. Banorët e zonës prej të cilëve u mësuan detajet kanë shprehur ngushëllimet e tyre dhe kanë kërkuar që të zbardhen sa më parë rrethanat e aksidentit.

Hetimet janë në vazhdim. Po ashtu ende nuk kemi një reagim nga reperi Gjesti, i cili ka qenë fituesi i edicionit të shkuar të Big Brother VIP Albania, aty ku tregoi edhe lidhjen e veçantë që kishte me vëllain e tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *