Home / Sport / Manchester City i Guardiolës ka nisjen më të dobët të sezonit në Premier League që nga viti 2006

Manchester City i Guardiolës ka nisjen më të dobët të sezonit në Premier League që nga viti 2006

Manchester City, i drejtuar nga Pep Guardiola, po e përjeton nisjen më të dobët të sezonit në Premier League, që nga sezoni 2006-2007.

City ka vetëm shtatë pikë nga pesë ndeshjet e para.

Ndonëse e nisi me një fitore bindëse ndaj Wolves në udhëtim me shifrat prej 4-0, që atëherë City ka pasur rezultate jo të mira.

“Cityzens” i pësuan dy humbje radhazi, nga Tottenhami dhe Brightoni, para se të merrnin fitoren e dytë ndaj Manchester Unitedit.

Në xhiron e fundit, City luajti me Arsenalin në “Emirates Stadium”.

Megjithëse po fitonte 1-0, në minutat e fundit City e lëshoi fitoren nga duart, për të dalë nga “Emirates” me vetëm një pikë, pasi ndeshja u mbyll 1-1.

Momentalisht, City është në vendin e nëntë në tabelë me shtatë pikë.

City ndeshjen e ardhshme e luan në shtëpi ndaj Burnleyt .

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *