Humbja 2-0 përballë Al Nassr nuk u prit mirë nga sheikët e Al-Ittihad, me këta të fundit që shkarkuan menjëherë trajnerin Laurent Blanc.
Në Arabi ka nisur puna për të gjetur pasuesin e teknikut francez.
Sipas mediave, dy janë opsionet kryesorë për të marrë vendin e tij, Luciano Spalletti dhe Sergio Conceicao, dy emra të rëndësishëm dhe për më tepër të lirë.
Me interes e pret këtë vendim edhe anësori kuqezi Mario Mitaj, pasi Blanc nuk e shihte si pjesë të projektit duke e nxjerrë jashtë listës së lojtarëve të grumbulluar.