Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të mërkurë në seancën e radhës plenare.
Në rendin e ditës është parashikuar caktimi i përbërjes së komisioneve të përhershme parlamentare, të cilat janë 11.
Mazhoranca do të drejtojë 7 komisione parlamentare, ndërsa opozita 4 të tilla.
PD ka dërguar dje listën me emra të anëtarëve për komisionet parlamentare.
Komisionet Parlamentare:
Komisioni për Ekonominë Punësimet dhe Financat – Mazhoranca
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – Mazhoranca
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen – Mazhoranca
Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet – Opozita
Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale – Opozita
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Mjedisin – Mazhoranca
Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik – Opozita
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural – Mazhoranca
Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën – Opozita
Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme – Mazhoranca
Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale – Mazhoranca.