Home / Sport / Myrto Uzuni kthehet në ultras te klubi amerikan

Myrto Uzuni kthehet në ultras te klubi amerikan

Pas disa kohësh përshtatje, Myrto Uzuni është kthyer në kryefjalën e Austin.

Sulmuesi shqiptar i dha fitoren skuadrës së tij, me një gol në frymën e fundit kundër Sitëll.

Dhe tifozët e kanë tashmë idhull Uzunin te klubi amerikan.

Pas sfidës që u luajt sot, 30-vjeçari u përfshi me pjesën e tifozerisë prapa porte duke udhëhequr koret e tij.

E njëjta gjë ndodhte me të edhe në Spanjë apo Hungari.

Uzuni padyshim që di të fitojë zemrat e tifozëve me atë që jep në fushën e blertë.

Vetëm në tetë sfidat e fundit që ka luajtur, Uzuni ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar dy të tjerë. Shifra që tregojnë impaktin tek ekipi i tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *