Home / Kronikë / “Na duhet edhe ai miu se e kemi kshu…”/ Plani për të vrarë Andi Malokun, zbulohet biseda

“Na duhet edhe ai miu se e kemi kshu…”/ Plani për të vrarë Andi Malokun, zbulohet biseda

Dosja për sagën e vrasjeve të Aleksandër Lahos ose siç njihet ndryshe “Rrumi” ka zbuluar bisedën me Elidon Avdylin për vrasjen e Andi Malokut.

Aty tregohet se si “Rrumi” kishte planifikuar ta eliminonte, bisedë të cilën e ka zhvilluar me Elidon Avdylin në Sky ECC.

Në datën 25 shtator 2020, në orën 19:55, Elidon Avdyli ka filluar të bisedojë me Aleksandër Lahon në lidhje me arrestimin e Edmond Çekiqit për mbajtjen pa leje të armëve të zjarrit.

“Rrumi” dyshon se arrestimi i Edmond Çekiqit alias Çekes, është bërë me ndërhyrje nga rivalët, për ta larguar atë nga siç e quajnë në bisedë “loja e Durrësit”.

Në orën 20:24, Elidon Avdyli i ka shkruar Aleksandër Lahos se atë javë do të vriste Malokun, kështu thuhet në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Pjesë nga biseda: 

Elidon Avdyli: Ai çeki ma vejen keq që na iku. Se ja futa qunit atij. Sa mujsh menja. Shkun e kapën.

Aleksandër Laho:  Se neve kemi ne lojë që unë para me i thonë që jemi po s’dijmë keq shokun. Duhet me i thanë që s’kemi dijeni. Ai po del avokatin shok mos e harro.

Elidon Avdyli: Po vllai o vllai. Po ku do avokatin qysh. Ka shkjon. Ato. 2-3 ditë e anej pa umar vesh. Na kallen ke politika përfundimisht. Kena marrë rrugën. Po.

Aleksandër Laho:  Po tregojmë asaj fushat sonte.

Elidon Avdyli: Malokun këtë javë e kam lon me nate. Po shkoi mar o pik çubukr. Fare.

Aleksandër Laho: Ishalla shkon mbarë shok. Po marielin m’prap me alokun. O flasin ata.

Elidon Avdyli: Po e vlla malokun. O bërzerij killit. Po folin e villa liv kokallit e malokut me njeri tjetrin. Sëm info.

Aleksandër Laho: Po me marielin flasin.

Elidon Avdyli: Sedi. Jan karau lentit e di mirë. Kill anej qark.

Në datën 26 shtator 2020, Elidon Avdyli përdorues i Sky ECC ka biseduar me Astrit Balliun alias Avdyli përdorues i Sky ECC. Platforma SkyECC ka ruajtur veprim mesazhet e dërguara nga Astriti.

Në njërin mesazh, Astriti e ka pyetur Elidonin për një person që është kapur me pistoletë dhe ka dalë nga burgu e dyshohet se është shtetasi Edmond Çekiq që e thërrasin Çekiqi.

Në orën 14:11, Astriti i ka shkruar Elidonit se “duhet edhe ai miu se e kena kështu. Po të ik maloku në iherë. Veç kujdes me terezi se do dhon goditje”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *