Home / Sport / Ndeshje me rrezikshmëri të lartë, në Itali merret vendimi drastik për tifozerinë mike

Ndeshje me rrezikshmëri të lartë, në Itali merret vendimi drastik për tifozerinë mike

Napoli do të presë Eintrahtin e Frankfurtit, më 4 nëntor në kuadër të Ligës së Kampioneve.

Sfida është e vlefshme për raundin e katërt, ndërsa tashmë është vendosur në Itali që tifozeria mike nuk do të lejohet.

Hera e fundit, kur Napoli maste forcat me Frankfurtin, ishte më 15 mars 2023.

Vendësit fitonin 3-0, ndërsa tifozët bëheshin pjesë e dhunës në prag të sfidës.

Për këtë tifozët gjermanë nuk lejohen, që të shmanget çdo skenar i mundshëm.

Mbështetësit e Frankfurtit janë të njohur për atmosferën që krijojnë në transferta.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *