Home / ⁠Politike / Ndodh edhe kjo! Deputetja e PS-së shkon me foshnjën në Komisionin Parlamentar

Ndodh edhe kjo! Deputetja e PS-së shkon me foshnjën në Komisionin Parlamentar

Një pamje aspak e zakontë në jetën parlamentare shqiptare është regjistruar këtë të martë në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm.

Deputetja Ilva Gjuzi është paraqitur në komision bashkë me foshnjën e saj.

Teksa mbante në kraharor fëmijën e saj, ligjvënësja socialiste e zgjedhur për herë të parë në këtë legjislaturë, nuk është privuar të marrë pjesë në diskutim.

Megjithatë duket se Gjuzi ka marrë inspirim nga deputetja gjermane Hanna Steinmüller, e cila vetëm disa ditë më parë mbajti fjalimin e saj mbi buxhetin e Ministrisë së Ndërtimit duke mbajtur foshnjën në krah.

Ndodh edhe kjo! Deputetja e PS-së shkon me foshnjën në Komisionin

Mbetet për t’u parë nëse kjo do të shndërrohet në një trend të ri për mbledhjet e komisioneve parlamentare edhe nga deputetet e tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *