Home / Aktualitet / Në kërkim për trafik armësh Shqipëri-Angli, arrestohet Roseljo Arifi

Në kërkim për trafik armësh Shqipëri-Angli, arrestohet Roseljo Arifi

Policia e Shkodrës ka arrestuar Roseljo Arifin, i shpallur në kërkim si pjesë e një grupi që dyshohet se trafikon armë mes Shqipërisë dhe Anglisë.

Gjithashtu janë zbuluar edhe biseda telefonike mes anëtarëve të grupit dhe foto të armës së zjarrit. Gjithashtu, është identifikuar personi për të cilin ishte destinuar arma, e cila dyshohet se ishte porositur nga grupi nën nofka të ndryshme.

Policia dyshon se grupi ka trafikuar armë drejt Londrës dhe hetimet për këtë çështje vazhdojnë.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 vunë në pranga shtetasit:

  1. A., 20 vjeç, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Metoda”. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit J. S. dhe S. M. (të arrestuar ditën e djeshme), kanë tentuar të trafikojnë një armë zjarri, të cilën e kishin ndarë në pjesë të fshehur brenda një televizori, me qëllim dërgimin në Angli;

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *