Home / Aktualitet / Në kërkim prej 4 vitesh, shqiptari kapet i fshehur në një hotel në Itali

Në kërkim prej 4 vitesh, shqiptari kapet i fshehur në një hotel në Itali

Një 33-vjeçar shqiptar, i cili ka qenë në arrati për më shumë se katër vjet, është arrestuar dhe dënuar me tre vjet e shtatë muaj burg nga drejtësia në Itali.

Ai kishte qenë i arratisur dhe i kërkuar për një listë të gjatë krimesh. Ditët e fundit, oficerët e gjurmuan atë në një hotel në qytet.

I arrestuari është me qëndrim të paligjshëm në Itali, me një precedent të gjerë kriminal dhe policor dhe subjekt i një urdhri ndalimi të lëshuar nga Prokuroria Publike e Breshias.

Urdhri rrjedh nga dënimet e formës së prerë për krime kundër pronës, mashtrim dhe trafik droge.

Pasi u identifikua në selinë e policisë, ai u transferua në burgun e Canton Mombello për të vuajtur një dënim me 3 vjet e 7 muaj. Hetimet janë duke u zhvilluar për të përcaktuar se kush mund ta ketë ndihmuar atë të mbetet i arratisur deri në arrestimin e tij, informon media italiane.

Duke pasur parasysh rrezikshmërinë shoqërore të 33-vjeçarit, prirjen e tij për krime dhe precedentët e shumtë penalë, Shefi i Policisë së provincës së Brescias, Paolo Sartori, ka lëshuar një urdhër dëbimi kundër tij nga territori kombëtar, i cili do të hyjë në fuqi në fund të vuajtjes së dënimit të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *