Home / Aktualitet / Nesër mbahen homazhet për gjyqtarin Astrit Kalaja në Pallatin e Kongreseve

Nesër mbahen homazhet për gjyqtarin Astrit Kalaja në Pallatin e Kongreseve

Gjyqtari Astrit Kalaja do të përcillet nesër në banesën e fundit. Sot, do të mbahen vizitat private në familjen e Kalasë.

Ndërsa nesër, do të mbahen homazhet për gjyqtarin e ndjerë në Pallatin e Kongreseve. Kalaja do të përcillet më pas në banesën e fundit në orën 16:00 në vendlindjen e tij Stom-Golem, Shkodër.

Astrit Kalaja u vra në sallën e gjyqit në një seancë që po mbahej në Gjykatën e Apelit. Elvis Shkambi qëlloi për vdekje me tre plumba gjyqtarin e çështjes në të cilën ai ishte i përfshirë dhe pretendonte padrejtësi.

Po ashtu, mbetën të plagosur babë e bir nga pala tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *