Home / ⁠Politike / Një nga emrat e opozitës si kandidat për Tiranën, Ermal Hasimja: I vlerësuar që më kanë propozuar

Një nga emrat e opozitës si kandidat për Tiranën, Ermal Hasimja: I vlerësuar që më kanë propozuar

Ermal Hasimja është një nga tre emrat e opozitës si kandidat për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Tiranës.

Në një prononcim për Top Channel, Hasimja është shprehur i vlerësuar për propozimine e emrit të tij si kandidat potencial i opozitës.

Ai tha se kur të ketë një propozim zyrtar do të mendohet dhe do të dalë me një vendim.

“Ndihem padyshim i vlerësuar që emri im është propozuar në listën e kandidatëve potencialë të opozitës për Tiranën dhe falenderoj ata që e kanë propozuar apo mbështetur idenë. Kur të marr (nëse marr) një propozim zyrtar do të mund të mendohem dhe të marr një vendim.

Më vjen mirë gjithashtu që dy emrat e tjerë në listë, Florian Hackaj dhe Edlira Cepani janë njerëz qe i vlerësoj maksimalisht dhe që do te ishin kandidatë të shkëlqyer për opozitën”, shprehet ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *