Pas Besart Xhaferrit, një tjetër deputet i PD është shprehur i gatshëm të garojë për Bashkinë e Tiranës.
Deputeti Klevis Balliu ka pranuar sfidën për të qenë kandidati i PD-së dhe opozitës përballë kandidates së PS, Ogerta Manastirliu.
“Nuk kam marrë propozim konkret, por nëse e shohin të arsyeshme unë jam gati. Nuk ka të bëjë me Ogertën, nuk është me të përballja, por me sistemin. Përballja është me sistemin”, tha Balliu për “News 24”.
Kujtojmë se emrat më të përfolur si Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit kanë refuzuar publikisht të garojnë për Bashkinë e Tiranës.