Home / ⁠Politike / “Njollë turpi për ju”, Kuvendi nis me debate, opozita refuzon votimin e procesverbalit të seancës së kaluar

“Njollë turpi për ju”, Kuvendi nis me debate, opozita refuzon votimin e procesverbalit të seancës së kaluar

Kuvendi i Shqipëria ka nisur seancën plenare me debate mes opozitës dhe mazhorancës. Shkak është bërë hedhja për miratim e procesverbalit të seancës së kaluar.

Opozita e ka kundërshtuar dhe ka kërkuar përsëritjen e seancës për të diskutuar programin qeverisës i cili u kalua automatikisht në votim me urdhër të Ramës.

Deputetja Jorida Tabaku kërkoi nga mazhoranca të mos shkelin Kushtetutën duke i mohuar opozitës debatin parlamentar.

“Është hera e parë z.kryetar që programi i qeverisë kalohet pa u diskutuar. Nuk besoj që shqiptarët mund t’i lëmë në hije për programin e qeverisë. Kjo lidhet me procesverbalin por është kërkesë procedurale. Nuk besoj se doni ta mbani këtë njollë z.kryetar. E kuptoj që nuk ka vizion, por nuk mund tia mohoni opozitës të ketë një debat parlamentar. Të drejtën e fjalës nuk na e hiqni dot dhe rregulloren nuk e shkelni dot”, tha Tabaku.

Edhe Këlliçi kritikoi Peleshin duke dkelaruar se seanca e kaluar ishte një njollë turpi.

“Nuk mund ta kaloni këtë seancë sikur gjithçka është normale, sikur ka funskionim normal këtu,. Ai procesverbal, nuk reflekton aspak situatën e ndodhur javën e kaluar në seancë. Mudn t’i ktheheni edhe pamjet, kur anoncuar 5 minuta pushim njoftuar se kreu i grupit të PD do merrte fjalën. Ju në vend që t’i jepnit fjalën. Në vetëm 25 minuta diskutim, nuk u dëgjua as fjala e opozitës. Kjo është një njollë turpi për këtë Kuvend dhe për ju si kryetar”, u shpreh Këlliçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *