Home / Sport / Nuk paguan detyrimet për 9 fëmijët, futbollisti kërcënohet me burg

Nuk paguan detyrimet për 9 fëmijët, futbollisti kërcënohet me burg

Një nga futbollistët e Mançester Junajtid që fituan Ligën e Kampioneve në vitin 2008, është urdhëruar të paguajë për rritjen e fëmijëve të tij, përndryshe rrezikon burgun.

Ish-mesfushori brazilian Anderson, me sa duket ka shmangur pagesën e detyrimeve ligjore për rritjen e 9 fëmijëve që ka me partnere të ndryshme.

Aktualisht në moshën 37-vjeçare, një gjykatë braziliane në qytetin e Porto Alegre, ka dhënë urdhrin që ai të paguajë rreth 160 mijë dollarë detyrime të prapambetura, përndryshe do të jetë i detyruar të përfundojë 30 ditë në burg.

Ai mendohet se mund të përfundojë në një burg të sigurisë së lartë nëse nuk ka vend në burgjet e zonës, ose mund të lejohet vetëm të vazhdojë studimet apo të bëjë punë për komunitetin gjatë ditës, me detyrimin për t’u kthyer në qeli natën.

Kjo nuk është hera e parë që Anderson përfshihet në çështje shumë kontroverse, pasi pesë vite më parë ai u akuzua se kishte bërë pastrim parash nëpërmjet kriptomonedhave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *