Vlerat e larta barike do të vijojnë të ndikojnë territorin shqiptar, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta.
Pas mesditës pritet të shfaqen vranësira të lehta, fillimisht në veri dhe më pas gjatë pasdites të përfshijnë zonat malore, kryesisht në skajin verior dhe verilindor, por pa reshje.
Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje të lehtë, duke varjuar nga 10°C në verilindje deri në 34°C në zonat bregdetare.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar dallgëzim në det deri në 2 ballë.